Neni 39
Sekuestrimet
Mjetet dhe gjithçka tjetër, që shërben për kryerjen e kundërvajtjes administrative dhe çdo përfitim pasuror, i vënë nëpërmjet kundërvajtjes administrative, sekuestrohen dhe kalojnë në llogari të organeve të shërbimit pyjor.
Neni 40
Vendimi për kundërvajtjet administrative
1. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga strukturat përkatëse të shërbimit pyjor, që mbulojnë territorin ku ndodh kundërvajtja, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të procesverbalit.
2. Personi, ndaj të cilit është vendosur gjoba, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së njoftimit ose e vënies në dijeni, ka të drejtën e ankimit te Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor, i cili duhet t’i përgjigjet brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.
3. Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Pyjor përbën titull ekzekutiv.
Kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 30-ditor, bëhet ankim brenda 30 ditëve në gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës.